Luhej minuta e 104 e ndeshjes gjysmëfinale të Kupës afrikane për grupet deri në 20 vjet mes Zambisë dhe Republikës jugoafrikane, kur papritmas futbollistët e të dyja ekipeve filluan të rrëzohen në fushë. Skenat e tmerrshme kanë shqetësuar të gjithë, por askush nuk dinte se çka po ndodhte. Shkaku u zbulua më vonë.
Policia jashtë stadiumit ishte përleshur me fansat dhe kishte përdorur gaz lotësjellës, të cilin era e ka shpërndarë nëpër stadium. Futbollistët kishin patur problem me frymëmarrjen, kështu që ekipet e mjekësore është dashur të intervenojnë. Referi përkohësisht kishte ndërprerë ndeshjen, e cila vazhdoi pas 10 minutave.