FIFA ka hapur procedurë disiplinore për Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën, pasi dy lojtarët shqiptarë kanë festuar duke bërë shqiponjën pas golave të shënuar ndaj Serbisë në ndeshjen e raundit të dytë të grupit E të Kupës së Botës. Ky vendim i FIFA-s ka shokuar të gjithë, pasi festimi i lojtarëve shqiptarë nuk kishte të bëjë aspak me provokim politik ndaj serbëve, por ishte vetëm reagim emocional i lojtarëve, shkruan GazetaBlic. Por FIFA siç duket ka harruar se çfarë ka bërë pak para fillimit të kampionatit botëror. Federata internacionale e futbollit kishte postuar një fotografi të mesfushorit serb, Nemanja Matic me 12 qershor në faqen zyrtare në Facebook. Në atë fotografi, lojtari shihet duke ngritur tre gishta – veprim ky i cili është totalisht politik dhe kundër shqiptarëve.
Por çfarë nënkupton ngritja e tre gishtave?
Përdorimi i parë i popullarizuar i përshëndetjes me tre-gishtat (me gishta të ndara) ishte në vitin 1988, kur serbët e përdorur për të kundërshtuar shqiptarët, kroatët dhe sllovenët. Gjesti i tre gishtave është një simbol ekskluziv serb, i cili në vitet e fundit ka marrë ngjyrime të forta nacionaliste, pasi u përdor në masë nga forcat paramilitare serbe në luftë. Sot përshëndetja përdoret nga anëtarët dhe mbështetës të pothuajse të gjitha partive politike serbe në tubimet e tyre gjatë fushatave zgjedhore. Ajo mund të shihet në të gjitha llojet e demonstratave në rrugë dhe festime. Përshëndetja është përdorur shpesh nga tifozët dhe lojtarët kur festonin për fitoret e tyre.