Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSkandal: Sulmohet fizikisht dhe verbalisht ekipi i televizionit Kanal 5 (VIDEO)

Skandal: Sulmohet fizikisht dhe verbalisht ekipi i televizionit Kanal 5 (VIDEO)

Një hije të zezë mbi festën fetare hodhi skandali në të cilin kishte tërheqje, shtyerje dhe sharje ndaj ekipeve të gazetarëve, të cilët ishin në qendër të Shkupit, si dhe gjatë gjithë viteve të kaluara për të informuar për shënimin e festës, transmeton koha.

Në një moment gazetrët dhe xhiruesit kanë qenë të penguar me dhunë për të marrë deklaratë nga djaloshi që kishte kapur kryqin, dhe pastaj gazetarët janë ofenduar me fjalë ofenduese dhe me sharje.

Gazetarja që e ka pësuar më keqë ishte ajo e Kanal 5, Mirjana Mirçevska Jovanoviq, e cila nga ana e të punësuarve të agjencisë për sigurim “Nikob”, të angazhuar me urdhër të Kishës ortodokse maqedonase si organizatore e vetme e evenimentit, është shtyrë në mënyrë brutale. Ajo gjithashtu është ofenduar dhe tërhequr, pas çka përfundoi në spitalin e qytetit me lëndime në dorë dhe në qafë.

Për këtë agresion të paparë, në ditën që është dashur të jetë festë shpirtërore, televizioni Kanal 5 do të parashtrojë padi deri te prokuroria publike dhe policia. Gjithashtu parashtrohet pyetja se si është e mundur që KOM të lejojë, që në evenimentin e organizuar nga ana e saj, të ndodhin sulme të këtilla ndaj ekipeve të gazetarëve?

Në vazhdim kjo ishte deklarata e saj pas daljes nga spitali:

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!