Skandal në Maqedoni: Shërbimi sekret ka përgjuar disa gazetarë

0
107

Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ASK) ka dorëzuar tre njoftime në Prokurorinë Publike kundër një ish-drejtori dhe një grupi të punësuarish për ndjekje të paligjshme të një lideri opozitar dhe disa mediave në periudhën 2019–2024.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Në të njëjtën periudhë, sipas burimeve në ASK, në mënyrë të paligjshme janë ndjekur edhe një prokuror publik, një ish-ministër i qeverisë së atëhershme, si dhe disa gazetarë.

Hetimi i brendshëm i ASK-së, i zhvilluar pas ndryshimit të pushtetit dhe ardhjes së drejtorit të ri, Bojan Hristovski, ka zbuluar se ishin formuar dosje për operacione të drejtuara kundër mediave dhe gazetarëve. Aktiviteti i tyre, sipas konkluzioneve të punonjësve të atëhershëm të agjencisë, ishte vlerësuar si kërcënim me qëllim rrëzimin e qeverisë.

Hetimi i brendshëm gjithashtu ka treguar se janë bërë vonesa të qëllimshme në kontrollet e sigurisë për individë që prisnin certifikata sigurie.

Gjatë periudhës së kontestuar, ASK drejtohej nga Viktor Dimovski dhe Zare Miloshevski.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5