Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniS’ka teste të shpejta në shumë qytete

S’ka teste të shpejta në shumë qytete

Zbatimi i testeve të shpejta nuk ka nisur në të gjitha qytetet, edhe pse kërkesa e qytetarëve për një diagnostikim të shpejtë të virusit korona është tejet e lartë. Ndonëse në Shkup testet e shpejta kanë nisur gati më një muaj, vetëm 30 kilometra në veri të kryeqyteti, në Kumanovë qytetarët kanë dëgjuar vetëm në media për testet e shpejta. Nga Shtëpia e Shëndetit në këtë qytet shprehen të gatshëm për të nisur me testet antigjene, por thonë se janë në pritje të dërgesave nga Ministria e Shëndetësisë. Nga ky dikaster thonë se testet e shpejta në Kumanovë do të nisin nga e mërkura.

 Mbase janë bërë shpërndarjet sipas situatës epidemiologjike nëpër qytete, kështu që duhet të nisin këto testime si në qytetet tjera. Kolegët që ishin në trajnim thanë  se do bëhen 60 teste në ditë, por ne gjatë ditës së nesërme do të marrim të dhënat konkrete sipas gjendjes në komunën tonë’ deklaroi Milena Spasovska-Dimovska, Laborante Specialiste.

 Ndërkohë Shtëpia e Shëndetit në Kumanovë ka vendosur të ndajë hapësirat laboratorike, për pacientët me sëmundje të tjera dhe për ata me COVID-19, pasiqë deri më tani analizat bëheshin në një vend të përbashkët.

 Fillimisht ndamë me orar pacientët, mëngjesi është i paraparë për gratë shtatzëna dhe fëmijët deri në 11 vjet. Pastaj janë pacientët që kryejnë shërbimet laboratorike. Pas tyre kemi lënë një hapësirë sa të dezinfektohen komplet pjesa e laboratorit dhe nga ora 10.30 është termini për pacientë me kovid që vijnë dhe bëjnë kontrollet në laboratorin tonë’ Faruk Alili, Drejtor i Shtëpisë së Shëndetit Kumanovë.

 Edhe në 6 punktet e kryeqytetit ku bëhen testet e shpejta, pacientët shprehin vështirësi për të caktuar një termin. Si pasojë e vështirësive gjatë diagnostikimit të shpejtë janë shtuar edhe rastet aktive, thonë infektologët. Kjo duket edhe në raportin javor të ISHP-së, ku kryeqyteti mbetet me incidencë më të lartë dhe grup mosha më e prekur janë mbi 60 vjeç. Nga 16-22 nëntor janë regjistruar 7,486 raste të reja me rritje prej 1,8% nga java paraprake. Gjatë javës që lamë pas 204 vdekje kanë rritur me 18% vdekshmërinë nga CoVid-19.

Përgatiti: Adnan Qaili

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!