Wednesday, July 16, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniSi u pagua 60 mijë denarë në muaj Fatmir Mexhiti si punonjës...

Si u pagua 60 mijë denarë në muaj Fatmir Mexhiti si punonjës i pavaruar në Ministrinë e Shëndetësisë?

Drejtori aktual i Klinikës së Neurologjisë, Fatmir Mexhiti nga 8 korriku i vitit 2024 deri më 31 dhjetor të 2024 ka qenë punonjës i pavarur për Ministrinë e Shëndetësisë ku ka marrë pagë prej 60 mijë denarëve.

Sipas kontratës që posedon “Slloboden Peçat” nuk është e qartë se çfarë punë ka bërë Mexhiti për këtë pagesë, por mund të kuptohet se ai duhej të kryente detyra pune për Ministrinë e Shëndetësisë çdo ditë, që njëkohësisht të njëjtën duhej ta bënte edhe në Klinikën ku ishte drejtor.

Të dhënat nga “Open Finance” tregojnë se paratë nga Ministria i transferoheshin çdo muaj, në shumën prej 1.000 eurosh, duke përfshirë edhe dhjetorin e 2024. Kjo kontratë pune është lidhur menjëherë pasi Arben Taravari u bë Ministër i Shëndetësisë.

Gjatë periudhës kur Taravari ishte Ministër, të paktën dy persona të lidhur familjarisht me Fatmir Mexhitin gjithashtu lidhën kontrata me Ministrinë e Shëndetësisë për të kryer detyra pune për një periudhë të caktuar kohore.

Deri më tani as Ministria e Shëndetësisë dhe as Mexhiti nuk janë prononcuar për këtë rast. / Alsat.mk

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments