Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaSi u bë latinishtja gjuhë e vdekur?

Si u bë latinishtja gjuhë e vdekur?

Edhepse ka shumë gjurmë nga gjuha latine në gjuhët moderne, ajo si gjuhë e veçantë nuk përdoret më në të folurit. Çfarë ka ndodhur? Kur kisha katolike ka fituar fuqi në Romën antike, latinishtja është bërë gjuha zyrtare në Perandorinë Romake. Kjo ka qenë gjuha për komunikim ndërkombëtar dhe për shkencë.
Latinishtja tani konsiderohet si gjuhë e vdekur, ajo përdoret në kontekste specifike, por askush nuk e flet. Nga pikëpamja historike, latinishtja nuk është edhe aq e vdekur, sa është e ndryshuar – në gjuhën frënge, spanjolle, portugeze, italiane dhe rumune. Këto janë gjuhët romanike të cilat përfshijnë gramatikë, kohë të foljeve dhe ndërlikueshmëri specifike nga latinishtja. Jo rastësisht, të gjitha këto gjuhë janë zhvilluar në territoret e mëparshme të Perandorisë Perëndimore Romake. Kur Perandoria është shkatërruar, latinishtja “ka vdekur” dhe janë shfaqur gjuhë të reja.
Pjesërisht, latinishtja është larguar nga përdorimi i përditshëm për shkak të ndërlikueshmërisë së madhe – pothuajse çdo fjalë ndryshon sipas kohës, aspektit, numrit, gjinisë. Nuk ka pasur as fuqi qendrore që do ta promovojë dhe standardizojë gjuhën.
Latinishtja vulgare e cila ka qenë një version më i thjeshtë, ka përjetuar për një kohë, por ka filluar të zhduket nëpër gjuhët lokale. Deri në fund të shekullit të 6të, njerëzit nga pjesë të ndryshme të perandorisë së mëparshme nuk kanë mundur më të kuptohen ndërmjet veti.
Sot, latinishtja ende përdoret në shumë fusha të teknologjisë, mjekësisë dhe taksonomisë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!