Friday, November 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiSi të zgjedhim aromën e duhur për çdo ambient?

Si të zgjedhim aromën e duhur për çdo ambient?

Të parfumohesh ambientin nuk është vetëm kënaqësi. Disa aromatikë të njohur janë në gjendje të të dhurojnë energji të reja e të të largojnë dhimbjen e kokës dhe pagjumësinë. Të tjerë të ndihmojnë të qetësohesh, madje të mbrojnë nga shqetësime dhe mërzitja.
Parfumet ndikojnë pozitivisht në humorin e shëndetin tonë, duke na dhuruar qetësi, si për të stimuluar përqendrimin.
Ky konfirmim vjen nga Japonia, ku aromatikët shpërndahen në ajër nëpërmjet disa tubave të ajrit të kondicionuar nga kompani të mëdha (p.sh esencë limoni në mëngjes, aromë lulesh nga dreka dhe aromë agrumesh deri në pasdite). Përfundimi? Në këto zyra prodhueshmëria është rritur 20%. Shfrytëzo edhe ti fuqinë e esencave nëpërmjet një qiriu ose vajrave me esencë. Mjafton të zgjedhësh aromën që të bën të ndjehesh mirë.
* Në studio: Esencat më të dobishme për të rritur përqendrimin? Rozmarina, qitro, jasemin e borzilok.
* Në sallon: Menta është stimuluese. Eukaliptusi, trumza dhe pisha pastrojnë
ajrin dhe janë të dobishme kur në sallon ka njerëz që pinë duhan.
* Dhoma e gjumit: Më mira për qetësim? Lule blete, por edhe një trëndafil, jasemin, vanilje, kajsi. Kanella është esenca e duhur për të zgjuar sensualitetin.
* Kuzhina: Për të garantuar një drekë të këndshme, ideale janë: kamomili, livanda (trumzë e butë).
* Në banjo: Esenca me regjenerues janë: dëllinja, qitro, livanda, pisha, eukaliptusi. Kamomili, trëndafili dhe portokalli. Shërbejnë për të eliminuar lodhjen.
* Nuk je mirë? Menta ndihmon në tretje dhe ul dhimbjen e kokës. Disa pika livande në jastëk luftojnë pagjumësinë.
Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!