Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSi qëndron e vërteta pas teorisë konspirative që lidh 5G me coronavirusin?

Si qëndron e vërteta pas teorisë konspirative që lidh 5G me coronavirusin?

“Çdokush që thotë se nuk është e dëmshme, nuk po thotë të vërtetën”.

Barrie Trower është një teoricien konspirativ dhe thotë se tekonologia 5G ndodhet pas përhapjes së COVID-19. Ai beson se dobëson sistemin imunitar dhe se të gjitha rreziqet që shkakton në fakt po mbulohen nga burime të fuqishme në fushën e industrisë globale të telokomunikacionit.

Tre muaj më parë, Barrie ishte pjesë e një minoriteti të vogël me pikëpamje ekstreme dhe të pabaza. Por e gjithë kjo ndryshoi pas përhapjes së COVID-19 dhe izolimit të botës.

Persona publikë, me ndjekës masivë, filluan të sugjeronin se pas këtyre pretendimeve mund të ketë edhe të vërteta, pasi i shpërndanë ato në rrjete sociale.

Që prej asaj dite shumë inxhinierë të telekomunikacionit janë kërcënuar dhe janë ndjekur në rrugë.

Por cilat jane pretendimet që po nxisin këto teori konspirative? Dhe pse janë marrëzi të rrezikshme?

Së pari është pretendimi se virusi është shkaktuar nga 5G. Këtë teori mund ta përjashtojmë menjëherë.

Shkencëtarët kanë konfirmuar se COVID-19 transmetohet përmes piklave të frymëmarrjes.

Mbase një ndër teoritë më të përhapura ëshë se 5G dobëson sistemin imunitar dhe se kjo ka ndihmuar në përhapjen e COVID-19.

Së pari, shumë shtete që janë prekur rëndë nga coronavirusi nuk kanë infrastrukturë 5G. Irani ka rreth 114,000 raste të konfirmuara, dhe asnjë rrjet 5G.

Së dyti, teoria se 5G është e rrezikshme për sistemin imunitar është i njëjti pretendim që është hedhur edhe për 2G apo 3G dhe 4G, por edhe për WiFi.

Pra nësë dëgjojmë shkencën dhe të gjitha faktet shkencore, 5G nuk mund të qëndrojë pas pandemisë, qoftë për përhapjen e virusit apo edhe për dobësimin e sistemit tonë imunitar.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!