Shumë prej nesh dinë se duhet të ulin nivelin e sheqerit në ushqimet që konsumojnë pasi redukton shtypjen e gjakut dhe rrezikun e ndonjë sulmi në zemër.
Një mjek ka hedhur poshtë këtë teori duke treguar se sheqeri mund të ketë efekte shumë të dobishme në funksionimin e trurit.
Doktori Drew Ramsay thotë se sheqeri është jetik për trurin i njeriut, i cili përdor 400 kalori të glukozës çdo ditë. Por shpjegon se nëse konsumoni 2 cokollata në ditë, nuk do keni energji të tepërt. Gjithçka lidhet me mënyrën se si e merrni sheqerin.
Sipas tij, ushqimet ku sheqeri nuk është i përpunuar si mjalti, shurupi apo frutat ndikojnë në funksionimin e trurit.
Ka pasur mjaft debate në lidhje me këtë gjë, por Dr. Ramsay vazhdon me teorinë e tij duke sugjeruar që të konsumoni më tepër fruta se lëngje.