Shtrenjtohet nafta, nga mesnata ja sa do të jetë çmimi

0
320

*Nga mesnata në Maqedoninë e Veriur do të hyjë në fuqi vendimi i ri i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), sipas të cilit çmimi i naftës dhe vajit ekstra të lehtë do të rritet për 2.5 denarë për litër, përcjell INA.

Ndërkohë, çmimet e benzinave BS-95 dhe BS-98 mbeten të pandryshuara.

Çmimet e reja janë si më poshtë:

Nafta: 70.0 den/litër
Vaji ekstra i lehtë: 70.0 den/litër
Benzina BS-95: 76.0 den/litër
Benzina BS-98: 78.0 den/litër

Ky vendim vjen në kohën kur qytetarët tashmë përballen me sfida ekonomike dhe rritje të kostos së jetesës.(INA)