Sunday, May 25, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniShtrenjtohet nafta, lirohet benzina

Shtrenjtohet nafta, lirohet benzina

Nga sot qytetarët e Maqedonisë së veriut do të furnizohen me derivate të naftës me çmime të reja, pasi që tregtarët e naftës dhe derivateve të naftës kanë marrë vendim që të ndryshojnë çmimet e tyre.

Sipas vendimit, duke ndjekur metodologjinë e deritanishme të KRRE-së, benzina do të lirohet për 1 denarë, derisa dizeli do të shtrenjtohet për gjysmë denari.

Jo oficialisht shumica e tregtarëve e kanë ndjekur trendin e ri të këtyre çmimeve sipas metodologjisë së vjetër dhe janë ruajtur çmimet në suaza të normales.

Shkaku i vakumit ligjor deri te caktimi i çmimeve të naftës sipas kompanisë, ka ardhur kur ish – presidenti Gjorge Ivanov kishte refuzuar të nënshkruajë ndryshimet ligjore, me çka nuk ka mundur me kohë që të arrihet që çmimet të definohen sipas metodologjisë së re të paralajmëruar nga KRRE-ja.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments