Çmimet e benzinave dhe derivateve dizel nga sonte në mesnatë shtrenjtohen për gjysmë deri në një denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).
Me vendimin bëhet rritje e çmimeve rafinerike dhe me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 2,67, gjegjësisht për 1,81 për qind, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Çmimet me pakicë të EUROSUPER BS-95, të EURODIZEL (D-E V) dhe Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1), rriten për një denar për litër. Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 është 64, i EUROSUPER (D-E V) 52, të Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) 40,50 denarë për litër.
Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98, rritet për 0,50 denarë për litër dhe do të jetë 65,50 denarë.
Me vendimin e KRRE-së për 0,508 denarë për kilogram rritet edhe çmimi me pakicë i mazutit M-1 XS dhe tani do të kushtojë 26,795 denarë.
Si arsye për rritje të çmimeve shitëse të derivateve të naftës nga KRRE e theksojnë për 3,63 për qind çmimin më të lartë mesatar të naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e kaluar dhe për 0,501 për qind kursin më të ulët të dollarit në krahasim me denarin.