Monday, August 25, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniShtrenjtohen derivatet e naftës

Shtrenjtohen derivatet e naftës

*Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,64% në raport me vendimin e datës 18.08.2025.

Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 rritet për 1,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-E-V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) rritet për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut М-1 SU ulet për 0,378 den/kg dhe tani do të jetë 38,265 den/kg.

Nga data 26.08.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 75,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 77,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-Е V) 68,00 (denarë/litër)
Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 67,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 38,265 (denarë/kilogram).

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments