Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniShtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,22% në raport me vendimin e datës 3.3.2023.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 2,235 %, te nafta për 1,219 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,791 % dhe te mazuti ka rritje për 1,845%.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,021%. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 1,00 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 0,50 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,722 den/kg dhe do të jetë 41,988 den/kg.

Nga data 7.3.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 82,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 84,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 78,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 78,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 41,988 (denarë/kilogram)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!