Saturday, May 10, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaShtohet numri i të vdekurve nga i ftohti ekstrem në SHBA (VIDEO)

Shtohet numri i të vdekurve nga i ftohti ekstrem në SHBA (VIDEO)

Temperaturat polare që kanë mbërritur në Shtetet e Bashkuara, ka bërë që 27 persona të humbin jetën dhe të anulohen mbi 2,600 fluturime pasi gjithçka pothuajse është ngrirë

Dy persona kanë vdekur në Detroit, Michigan, ku temperaturat kanë rënë në mënyrë drastike nga e marta, kurse parashikuesit e motit kanë paralajmëruar se ato do të bien edhe më shumë në ditët në vazhdim.

Policia ka gjetur trupin e pajetë të një burrë në një rrugë jo larg shtëpisë së tij në Detroit

Ekspertët e motit kanë thënë se temperaturat e ulëta janë shkaktuar nga lëvizja e “vorbullit polar” – një rrymë e ajrit që zakonisht sillet rreth stratosferës mbi Polin e Veriut, duke e cilësuar këtë të ftohtë si më të rëndin në dy dekadat e fundit.

Mediat amerikane raportojnë se një burrë 55-vjeç është gjetur i ngrirë dhe pa shenja jete në garazhin e shtëpisë në Milwaukee. Për fat të keq, të njëjtin fat e ka pasur edhe një 9-vjeçar në Iowa dhe një çift bashkëshortor që kishin ngecur brenda veturës në Indiana.

Zyrtarët lokalë kanë paralajmëruar se temperaturat vetëm sa do të ulen edhe më shumë në ditët në vazhdim, kurse parashikuesit e motit këshillojnë qytetarët të mos marrin frymë thellë derisa janë duke ecur nëpër rrugë, pasi që ajri i ftohtë mund t’ju shkaktoj probleme shëndetësore.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments