Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaShtohen vendet e punës në Gjermani

Shtohen vendet e punës në Gjermani

Gjermania po njeh një bum të vendeve të reja të punës. Numri i personave që kanë punuar në ekonominë më të madhe të Evropës, në 2017-ën, nuk ka qenë asnjëherë më i lartë njofton shigjeta.net

Pavarësisht një popullsie të moshuar, 600 mijë njerëz më shumë janë punësuar gjatë 2017-ës, kryesisht falë një rritjeje të emigracionit. Të dhënat janë publikuar nga zyra federale e statistikave, sipas të cilës, kjo përbën rritjen e 12 radhazi të vendeve të punës në Gjermani.

Forca punëtore është rritur në sektorin e shërbimeve, që përmbledh 3/4-at e punëtorëve, por edhe në prodhim dhe ndërtim. Në anën tjetër, ka pasur një rënie të vendeve të punës me 0.3 për qind në sektorin e bujqësisë.

Numri i kontribuuesve në sistemin e sigurimit social është rritur ndërsa numri i punëtorëve me të ardhura të ulëta është ulur. Në nëntor, shkalla e papunësisë në Gjermani po ashtu arriti nivelin më të ulët që nga koha e ribashkimit mes lindjes dhe perëndimit në 1990, me vetëm 5.3 për qind të popullatës aktive pa një vend pune.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments