Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniShtëpia e Shëndetit në Ohër e zhytur në borxhe

Shtëpia e Shëndetit në Ohër e zhytur në borxhe

Shtëpia e Shëndetit në Ohër, për të cilën është premtuar se do ta modernizojnë, vazhdonë të zhytet në borxhe. Përveç mungesës së parave për të punësuarit, edhe kushtet e punës nuk janë përmirësuar.
Në vend të përmirësimit të kushteve dhe promovimit të veprimtarisë, ish-drejtori i këtij institucioni deri në vitin 2016 së bashku me kolegët e tij përvetësuan 7.5 milionë denarë, vepër për të cilën ndodhen në procedura gjyqësore.

Raporti i Entit Shtetëror për Revizion, i cili është publikuar më herët, thotë se ka mangësi serioze në evidencat e kontabilitetit, si dhe vërehet paraqitja e të dhënave të pasakta që nuk përkojnë me gjendjen e vërtetë financiare të institucionit.

Por, problemet financiare të këtij institucioni nuk përfundojnë këtu. Ky institucion ka të papaguara kontributet ndaj të punësuarve në vlerë prej 1.8 milionë denarëve, si dhe 500 milionë denarë ndaj Ministrisë së Shëndetësisë për shërbimet e kryre, por edhe mbi 400 milionë denarë për procese gjyqësore, ku ky institucion ka qenë i paditur.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments