Wednesday, April 23, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniShqiptarit në Zvicër, macja ia “pret” rrugën, i shkatërrohet BMW-ja duke u...

Shqiptarit në Zvicër, macja ia “pret” rrugën, i shkatërrohet BMW-ja duke u përplasur në mur

Mbrëmjen e së mërkurës, një vozitës 41-vjeçar e ka humbur kontrollin mbi veturën e tij dhe është përplasur në një mur. Ai kaloi pa ndonjë lëndim, ndërsa vetura pësoi dëmtime totale.

Aksidenti ndodhi të mërkurën, më 5 qershor 2019, rreth orës 22.00 në rrugën “Bahnhofstrasse” në Killwangen të Zvicrës. Në një BMW X1, vozitësi 41-vjeçar kosovar po udhëtonte nga stacioni i trenit në drejtimin e përgjithshëm të Neuenhofit, shkruan policia në një njoftim, përcjell Shtegu.com. Në teposhtëzen e lehtë, ai e humbi kontrollin mbi veturën e tij. Gjatë kësaj, ai doli nga rruga në anën e djathtë dhe u përplas për mur.

Për fat të mirë, askush nuk është lënduar. Megjithatë, vetura ka pësuar dëme totale. Pas hetimeve të para të Policisë Kantonale të Aargaut, si shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia jo e përshtatshme. Ajo ia mori patentën e shoferit 41 vjeçarit, i cili kishte deklaruar se një mace ia kishte “prerë” rrugën.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments