Friday, November 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniShqiptari që sfidon Rusinë dhe Serbinë, mbjell 137 hektarë drithëra: Të hamë...

Shqiptari që sfidon Rusinë dhe Serbinë, mbjell 137 hektarë drithëra: Të hamë bukë shqiptare

Në një kohë që gruri mbetet një produkt i kërkuar dhe nga lufta ruse në Ukrainë, në treg ka mungesa, por që Erlin Lala nga fshati Jubë i Durrësit ka mbjellë dhe kultivuar drithëra në 137 hektarë tokë.

“Nga të cilat 55 ha janë grurë, 65 ha misër, 5 ha fasule dhe pjesën tjetër jonxhë”, thotë Lala.

29-vjeçari thotë se pasioni i tij është dhe patriotik. Sipas Erlinit, Shqipëria i ka potencialet bujqësore që të fitojë pavarësinë nga gruri i rus.

“Të hamë bukë shqiptare duhet filluar nga infrastruktura duke rregulluar rrugët dhe kanalet kulluese atëherë nuk do të mbesë asnjë copë toke pa mbjellë. Dhe nuk do të kemi nevojë as për Serbinë dhe as për Rusinë”,–thotë për ”TCH”.

Fermerët tanë mbjellin gjithnjë e më pak drithëra, për pasojë vendi ynë furnizohet me grurin nga Rusia, Ukraina dhe Serbia. Varësia mdaj importit në këtë kohë lufte, na mësoi domosdoshmërinë e kësaj kulture bujqësore. Ministria e Bujqesisë duhet ta subvencionojë fermerin edhe për sipërfaqen e mbjellë, kështu edhe konsumatorit buka do t’i kushtojë më lirë se sot.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!