Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniShqiptari nga Maqedonia i vrau dy motrat në Tiranë, pritet dënim i...

Shqiptari nga Maqedonia i vrau dy motrat në Tiranë, pritet dënim i përjetshëm

Shtetasit të Maqedonisë Përparim Ademi (60), i cili më 31 dhjetor 2020 kreu një vrasje të dyfishtë në Tiranë, i kanoset burgim i përjetshëm.

“Prokuroria ka kërkuar sot burgim të përjetshëm për Përparim Ademin, i cili mëngjesin e 31 dhjetorit 2020 qëlloi për vdekje motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, në banesën e tyre në lagjen “Astir” në Tiranë, transmeton Ora Njuz.

Ai së pari me armë automatike vrau Xhenetin, me të cilën ishte në një lidhje dashurie, të cilës ajo donte t’i jepte fund dhe më pas motrën e saj Kristinën.

Sipas policisë, disa vite më parë Përparimi ka ndryshuar mbiemrin nga Tella në Ademi. Vrasjen e ka kryer në sy të fëmijëve të njërës prej motrave, më pas ka ikur, por pas disa orësh është ndaluar dhe ka pranuar krimin.

Vendimi duhet të shpallet më 7 korrik 2022.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments