Burhanedin Nuhiju nga fshati Poroj i Tetovës është një nga të dënuarit shqiptarë me burgim të përjetshëm pas konfliktit të vitit 2001.
Burhanedini dhe dosja e tij që e çoi në burg e ngarkon atë si autor të vrasjes së një të riu maqedonas, menjëherë pas përfundimit të luftës në lagjen Drenovec të Tetovës.
Por gjithë dëshmitarët dhe dëshmitë e dorëzuara atëkohë para gjykatës vërtetuan pafajësinë e Burhanedinit, por trupi gjykues për të mbyllur shpejt lëndën, e dënoi atë me burgim të përjetshëm, informon INA.
Ky rast me ankesa ka ngecur në instancat gjyqësore për të mos u mbyllur deri në fund.
Burhanedini, vëllai i dëshmorit të UÇK-së dhe djali i një hoxhe të nderuar dhe kombëtar thotë se nuk e kanë traditë të bëjnë akte të tilla qyqare dhe kriminale, por se rasti i është mveshur, duke e akuzuar ate. Janë me dhjetëra dëshmitarë që ishin paraqitur në gjykatë se Burhanedini ditën e vrasjes ishte krejtësisht në vend tjetër, por që gjykata nuk pranoi ato. Disa nga dëshmitarët sot kanë ndërruar jetë, por ka dëshmi edhe të tjera që avokati i tij maqedonas thotë se klienti i tij mbahet pa faj.
Burhanedini me nostalgji ka një porosi me rastin e lirimit të të burgosurve të tjerë me masën e re të amnistisë, duke iu uruar shëndet dhe mbarësi në jetë.
Por ai ka edhe një porosi për ministrin e drejtësisë, Bilent Saliji, ku siç i shkruan:
Me ket mesazh pik spari ju drejtohem shokve te cilet jan pak cka perfitin lirin apo uljen e denimit jua uroj lirin dhe zvoglimin e denimit, URIME.Por kam edhe nji mesazh per ato cka e porpunun ket amnisti se dua direkt ja boj pytjen MINISTRIT te DREJTSISE BYLENT SALIUT
Une BURHANEDIN NUHIJU i burgoset me burg te perjtshtshem me procese gjygjsor nga regjimi i qeverise te kalume njekosisht une si vllau i DESHMORIT
po boj pyetje pse une dhe shoket cka jemi te denum me burg te perjetshem nuk u perfshim ne ket amnisti. Nese jemi te denum nga nje gykate cka gjithe qeveria aktuale e deshmoi se nuk ka gjyku dhe nuk ka funksionu ne baze te drejtsise, po ju me cfare te drejte po vazhdojni ne ate rruge dhe po jepni AMNISTI selektive.
Dhe po na detyroni me i humbur shpresat e jetes si neve te burgosurve, poashtu edhe te familjarve tone pse pona humbni durimin tone, se edhe durimi ka fund. Ju si mnister dhe si qeveri ja muret jetene nje te riu me burg te perjetshem IGOR MICEVSKIT. Per shkakun e amnistise beri vetvrasje, valle mos doni edhe na te tjeret tena humbe durimi dhe te ndodhe ajo cka ska ndodh deri tash. Kini kujdes se mundet te ndodhe ajo cka se pritni se naka ardh durimi deri te hunda.”, ka shkruar Burhanedin Nuhiju.
Edhe familjarët e tij dhe avokati kërkojnë që rasti të gjykohet drejt dhe të rikthehet për rigjykim.