Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoni"Shqiptari" Abazoviç e 'qep' gojën ndaj kërcënimeve me luftë të Serbisë kundrejt...

“Shqiptari” Abazoviç e ‘qep’ gojën ndaj kërcënimeve me luftë të Serbisë kundrejt Kosovës

Për situatën në Veriun e Kosovës ka pasur reagime në Evropë dhe përtej Oqeanit Atlantik, ka reaguar edhe Federata Ruse e Bjellorusia, por jo edhe kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Të dielën Kosova e Serbia u përfshin në tensione kur po afronte afati për hyrjen në fuqi të vendimeve të qeverisë për reciprocitet në targa dhe dokumente. Derisa Kosova u shfaq e vendosur për t’i çuar përpara vendimet e saj, Aleksandër Vuçiç që nxiti serbët lokalë të vendosin barrikada nëpër rrugët që çojnë në pikat kufitare, Jarinje dhe Bërnjak.

Dje reagoi Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, sot Maqedonia e Veriut, por nuk pati reagim nga Kryeministri Abazoviç.

Këto vendime, të reciprocitetit, po dalin të jenë në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare.

Abazoviq kohëve të fundit ka tentuar të rregullojë raportet me Serbinë dhe Kishën Ortodokse Serbe – një kontest shekullor mes popullit të Serbisë dhe atij malazez – që në thelb ka edhe çështjen identitare mes këtyre popujve.

Rreth kësaj presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka shprehur kundërshtim.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!