Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeSliderShqiptarët e Zvicrës e ndalin Neymarin me shokë (VIDEO)

Shqiptarët e Zvicrës e ndalin Neymarin me shokë (VIDEO)

Brazili e ka marrë vetëm një pikë kundër Zvicrës në ndeshjen e parë në Botërorin e Rusisë, ku për Zvicrën u paraqitën Shaqiri, Xhaka, Xhemaili e Behrami.

Favoriti numër një për të triumfuar në Rusi, Brazili, është ndalur nga Zvicra e shqiptarëve, duke barazuar 1-1 në sfidën që u zhvillua në “Rostov Arena”, shkruan Gazeta Express.

Brazili e nisi mirë sfidën, duke gjetur golin e epërsisë në minutën e 20’, përmes një magjie nga anëtari i Barcelonës, Philippe Coutinho në minutën e 20-të.

Në fillim të pjesës së dytë, saktësisht në minutën e 50’, Brazili u ndëshkua pas një goditje nga këndi. Steven Zuber shënoi me kokë një gol të dyshimtë duke shtyrë Mirandan.

Deri në fund, dyja skuadrat kishin rastet e veta, por portat nuk u tundën më dhe në fund, Brazili e Zvicra ndanë pikët, teksa në grup prin Serbia me 3 pikë.

Për Zvicrën startuan katër shqiptarë: Xhaka, Shaqiri, Xhemaili dhe Behrami, ky i fundit u largua nga loja në minutën e 71’ pas paraqitjes mbresëlënës pasi ishte hija e Neymarit. /Gazeta Express

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments