Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëShqiptarët e aksidentuar në Serbi janë jashtë rrezikut për jetë

Shqiptarët e aksidentuar në Serbi janë jashtë rrezikut për jetë


Valdet Sadiku, shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, ka thënë se të gjithë pasagjerët të cilët pësuan lëndime nga aksidenti i sotëm në Serbi, janë jashtë rrezikut për jetë.

Sadiku në Info ka thënë se janë nëntë persona të lënduar, shtatë nga të cilët janë liruar nga spitali ku ishin dërguar për trajtim.

”Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, dy nga nëntë të lënduarit janë duke vazhduar intervenimet kirurgjike në spitalin e Nishit dhe gjendja e tyre është stabile”.

Ai gjithashtu ka theksuar se pjesa tjetër e udhëtarëve janë kthyer tashmë në Kosovë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments