Wednesday, April 23, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShëndetësiShqipëria më 15 shtator i hap shkollat

Shqipëria më 15 shtator i hap shkollat

Ministria shqiptare e Arsimit bëri të ditur se, mbi bazë të rekomandimit të Komitetit kombëtar të ekspertëve për përballje me koronavirusin, mësimi në vitin e ri shkollor 2020/2021 do të fillojë më 15 shtator.

Theksohet, gjithashtu, se nga 31 gushti e deri më 11 shtator do të mbahen orë shtesë vetëm me ata nxënës nga klasa e parë deri në të pestën të cilët nuk kanë pasur qasje dhe mundësi të ndjekin mësimin onlajn në periudhën mars-maj të vitit 2020.

“Drejtoritë rajonale për arsim tashmë i kanë identifikuar shkollat dhe nxënësit të cilët mund të jenë pjesë e këtij programi dhe të cilët kryesisht janë nxënës të cilët i takojnë grupeve të ndjeshme, romë, egjiptianë apo zona të largëta rurale. Orët mësimore në këtë periudhë dhe në të ardhmen do të zhvillohen sipas të gjitha protokolleve të kushteve higjienike-sanitare, mbajtjen e distancës fizike dhe mbrojtjen e shëndetit të të gjithëve”, qëndron në kumtesë.

Ministrja e Arsimit Besa Shahini, deklaroi se për të gjithë nxënësit nga klasa 1-7 dhe për nxënësit e kategorive të veçanta deri në klasën e 12-të do të sigurohen tekste shkollore falas.

Pas paralajmërimit për fillimin e mësimit një pjesë e ekspertëve nga kjo fushë konsiderojnë se ende nuk janë krijuar kushtet për fillimin e mësimit, para së gjithash ruajtja e distancës fizike. Duke filluar nga fakti se 120 objekte shkollore janë jashtë përdorimit për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga tërmeti katastrofal, që vendin e goditi më 26 nëntor të vitit të kaluar.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments