“Kroacia është një shembull i rezistencës dhe një rol model për ne, sa i përket transformimit të saj të mahnitshëm në një vend krenar të BE-së”, shkroi Rama në Twitter.
Tërmeti i së martës në Kroaci ka pasur fuqinë e 6.3 shkallëve të Richterit, ndërsa epiqendra e tij ka qenë tri kilometra larg Petrinjës.
Së paku shtatë persona janë konfirmuar të vdekur, ndërsa ekipet e shpëtimit janë duke vazhduar kërkimet për të mbijetuar të mundshëm nën rrënoja.
Më herët, edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, i ofroi Kroacisë mbështetjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në tejkalimin e pasojave të tërmetet.
Dridhje toke ka pasur edhe sot në Kroaci, ndërsa Qeveria e vendit ka shpallur 2 janarin ditë zie.