Nisja e fluturimeve të para drejt Austrisë më 15 qershor
Informacionet e fundit nga autoritetet shtetrore tregojnë se Shqipëria do të hapë kufijtë e saj tokësorë dhe ajrore, dhe se fluturimet e para të konfirmuara do të nisin drejt Vjenës më 15 qershor, përcjell albinfo.ch.
Së fundmi, në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania, Elton Caushi, administrator i ‘Albanian Trip’ foli lidhur me fluksin e rezervimeve të këtij sezoni nga shtetasit dhe turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë.
Sipas tij, të gjithë janë ende në një fazë paqartësie dhe se duhet pritur testimi i parë i hapjes, me grupin e parë të turistëve për të kuptuar se si do të operohet në këtë sezon të pazakontë, përcjell tutje albinfo.ch.
“Mendoj se të gjithë do të presim hapjen e fluturimeve dhe hapjen e kufijve detarë. Duhet të shohim testin e parë të hapjes, do të na duhet të presim turistët e parë për të kuptuar ecurinë e mëtejshme. Këto 3-4 ditë te fundit, gjërat kanë filluar të lëvizë fare pak. 4 muaj e fundit ka pasur vetëm anulime”, tha z. Caushi.
Gjithashtu, Caushi tha se nisja e fluturimeve të para drejt Austrisë më 15 qershor është një lajm shumë i mirë pasi ‘Austria është nyjë lidhëse me Evropën veriore dhe qendrore.
“Kjo është një lëvizje shumë e mirë, mezi presim nisjen e fluturimeve me vende të tjera. Ne kemi punuar zakonisht me tregun skandinav, holandez, Kanada, Amerikë, Belgjikë, Australi, Afrika e Jugut dhe nga Azia”, shtoi ai. /Albinfo.ch.