Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniShqipëria, a do të vendos për hapjen e kufijve më 11 maj?

Shqipëria, a do të vendos për hapjen e kufijve më 11 maj?

Autoritetet shqiptare po shqyrtojnë mundësinë e hapjes së kufijve, duke ndjekur vendimet dhe trendet tek vendet tjera të rajonit të BE-së.

Pas një jave pritet që Qeveria shqiptare të vendosë nëse do të hapë kufijtë me shtete të tjera. Ky prononcim qeveritar ka ardhur nga ministrja e Arsimit Besa Shahini në përgjigje të interesimit të maturantëve të mbetur jashtë Shqipërisë dhe që kërkojnë informacion mbi afatet e provimeve të maturës.

“Në datën 11 maj është e mundur që të merret një vendim për hapjen ose jo të kufijve. Nëse nuk e kemi një vendim deri atëherë, do të merremi me ju individualisht.”, theksoi ministrja Shahini.

Sa i përket testeve, ministrja deklaroi se pas datës 4 maj do të ketë informacion të përditshëm ndërsa online do të ketë shembuj të testeve.

Ajo ka folur edhe për hapjen e shkollave apo vazhdimin e mësimit online.

“Kthimi në shkollë nuk është i detyrueshëm. Ne po i hapim shkollat për maturantët ekskluzivisht për shkak se ju keni kërkuar që të keni konsultime me mësuesit tuaj përpara se të bëni provimin e maturës. Për të gjithë maturantët që do të kërkojnë q ëtë ndjekin mësimet online ose të mësojnë në shtëpi, u kërkohet që brenda datës 11 maj të informojnë drejtorinë e shkollës. Kjo për ti krijuar mundësinë që të përgatisin klasat për respektimin e standardeve të distancimit social”, theksoi ministrja Shahini.(INA)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!