Kryetari i Kuvendit në Shqipëri Gramoz Ruçi i kërkoi Kuvendit dhe Qeverisë së Shqipërisë të nisë punën për të riparë të gjitha ligjet për bashkëjetesën me natyrën. Ruçi tha se nga ky korpus do veçojë bllokun e ligjeve për ndërtimet. Tërmeti i 26 nëntorit na kujtoi se kemi nevojë për një veting të thellë, për të verifikuar kualifikimet, aftësitë, agjencitë, procedurat, rregulloret, liçencimet dhe lejet për të ndërtuar.
“Jo vetëm që ligjet nuk i kemi të përsosura, por edhe të tilla po të ishin, ato mund të kompromentohen e helmatisen nëse në këto instrumenta e mekanizma mbizotërojnë abuzivizmi dhe korruptimi. Natyrisht, të verifikojmë sa përmenda më sipër, nuk është një punë e lehtë dhe kërkon vision, kohë, energji e vullnet”, tha Ruçi
Por unë mendoj 0 u shpreh kreu I Kuvendit- se duhet të nisim të mendojmë për këto gjëra, që të mund të marrim masa afatgjata.
Ai vijoi duke thënë se – Mendoj se Kuvendi, krahas ekzekutivit, duhet tëmarrë pjesën e vet të detyrësnë këto rishikime ligjore. Për të cilat duhet të thërrasim e bashkëpunojmë me ekspertët më të mirë që ka vendi e bota.
Natyrisht, ne nuk mund të ndalojmë dhe as ndryshojmë ligjësitë e natyrës.
Por mund të rrisim shkallën dhe kapacitetet mbrojtëse ndaj tyre. Mund t’i minimizojmë pasojat, në vend që t’i shumëfishojmë ato. Për ndryshe, një fatkeqësi natyrore si tërmeti, nuk mbetet vetëm natyrore.
Së fundi, dëshiroj tju informoj se unë si Kryetar i Kuvendit u kam shkruajtur të gjithë Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të BE-së, Presidentes së Dhomës së Përfaqësuesve dhe Presidentit të Senatit të Shteteve të Bashkuara, kryeparlamentarëve të vendeve fqinje, si edhe të gjitha vendeve tona partnere e mike, nga Kanadaja në Japoni, për t’i falenderuar për ndihmën bujare emergjente ndaj vendit tonë si edhe për të kërkuar mbështetje financiare për zgjidhjen e qëndrueshme e afatgjatë të problemit të strehimit dhe nevojave të tjera të banorëve të zonave të prekura nga tërmeti.
Jam i bindur se mbështetja e vendeve mike e partnere nuk do të na mungojë.