Tuesday, May 13, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniShoferin e zë gjumi, “fluturon” nga kamioni pasi përplaset për ndarësen e...

Shoferin e zë gjumi, “fluturon” nga kamioni pasi përplaset për ndarësen e autostradës, vdes në spital (VIDEO)

Një shofer kamioni ka gjetur vdekjen pasi dyshohet ta ketë zënë gjumi, që si pasojë makina që po drejtonte ai goditi një ndarëse të autostradës.

Kështu, pas aksidentit ai edhe kishte “fluturuar” nga kamioni, pasi që nuk e kishte të vendosur rripin e sigurisë.

Siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, shoferi Yuttapong Hawilee, 39 vjeç, humbi kontrollin e automjetit dhe makina e tij ndërroi drejtim.

Ai pastaj u përplas në pengesën qendrore të autostradës në Chonburi, Tajlandë.

Kanë qenë pamjet e marra nga një kamerë e vendosur në një makinë tjetër ato që kanë kapur momentin e frikshëm.

Siç bëhet e ditur, ekipet e shpëtimit arritën dhe e dërguan Yuttapong në spital, por ai vdiq disa orë më vonë nga plagët e tij.

Policia po heton tani se çfarë e ka shkaktuar aksidentin mes frikës se shoferin mund ta ketë zënë gjumi. /Telegrafi/
https://youtu.be/0cvq3ExOf7k

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments