Këshilli Republikan për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor (KRSKRr) ka apeluar deri te vozitësit të jenë të kujdesshëm dhe të mos vozisin nëse konsumojnë alkool gjatë kohës së festave të Vitit të Ri.
“Fakti se është periudhë e festave, ahengjeve dhe argëtimeve, nuk u jep të drejtën të drejtoni automjetin nën ndikimin e alkoolit. Përkundrazi, kjo është periudhë ku shoferët duhet të tregojnë në vepër vetëdijen dhe ndërgjegjen e tyre”, thonë nga KRSKRr).
Prej atje rekomandojnë se nëse shoferët nuk kanë ndonjë nevojë urgjente, të lënë automjetin dhe të gjejnë formë tjetër për transport si taksi apo transport publik.
Ata apelojnë edhe te qytetarët e tjerë të mos lejojnë që shoferë në gjendje të dehur të vozisin, as edhe të voziten të shoqëruar me shoferë të dehur pasi në këtë mënyrë e sjellin në rrezik jetën e tyre.