Kryeministri, Zoran Zaev, së bashku me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Serbisë, Edi Rama dhe Ana Brnabiç, në prani të ministrave të Shëndetësisë së tre vendeve, do të zhvillojnë sot një takim koordinimi online, pas së cilës ata do të nënshkruajnë një Memorandum bashkëpunimi i cili do të rregullojë marrëdhëniet midis shteteve në kushtet e krizës së shkaktuar nga Covid-19.
Gjatë takimit gjithashtu pritet nënshkrimi i marrëveshjes dypalëshe midis Shqipërisë dhe Serbisë për lëvizjen e lirë të shtetasve të tyre, vetëm me karta identiteti.