Shkupi dhe Ballkani janë dy skuadrat e vetme shqiptare që kanë mbetur në arenën evropiane.
Por fati në short ka dashur që pikërisht dy ekipet tona të luajnë mes vete në fazën e ‘Play-Off’-it në Ligën e Konferencës.
Ndeshja e parë mes dy ekipeve zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00 në stadiumin ‘National Arena Toshe Proeski’ në Shkup.
Të dyja skuadrat kanë për qëllim të shkruajnë historinë për të arritur për herë të parë në grupet e një gare evropiane.