Shkrumbohet autobusi i linjës Athinë-Tiranë, ja ç’ka ndodhur

0
14

Autobusi i linjës Shqipëri-Greqi është përfshirë nga flakët duke u shkrumbur plotësisht. Shkak i këtij zjarri mendohet se ka qenë një difekt në motor. Sipas raportimeve të mediave greke, ngjarja mësohet të ketë ndodhur diku rreth orës 6 pasdite pranë vendit të njohur si Istmos në Korinth.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Për fat të mirë mjeti gjendej i parkuar kur u përfshi nga flakët ndërkohë që 30 pasagjerët nuk ishin në autobus kur ranë flakët.

Policia greke deri tani ka referuar vetëm për dëme materiale. Në vendngjarje shkuan menjëherë 6 zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5