Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiShkrimi i keq i mjekëve shkakton vdekjen e 7 mijë personave në...

Shkrimi i keq i mjekëve shkakton vdekjen e 7 mijë personave në vit

Hulumtuesit amerikanë kanë ardhur në përfundim që mungesa e bukurshkrimit te mjekët është fatale për shumë pacientë nëpër spitalet e Shteteve të Bashkuara
Sipas një raporti të Akademisë së Shkencave të Institutit Kombëtar të Mjekësisë – të publikuar më 2016 – fakti që infermierët apo farmacistët nuk mund të dallojnë qartë emërimin e barnave nga udhëzimet e mjekëve shkakton vdekjen e paqëllimshme të rreth 7 mijë personave çdo vit në SHBA, transmeton Gazeta Metro.

Këtë problem, kompanitë e teknologjisë në bashkëpunim me institucionet po luftojnë ta rregullojnë duke futur në përdorim sistemin e përshkrimit të barnave përmes teknologjisë, e cila do të përdorej nga mjekët dhe do të evitoheshin gabime të tilla, që shumë njerëzve u kushtojnë me jetë.

Google, Aetna, Dell e shumë spitale në Amerikë tashmë kanë prezantuar këtë sistem që mjekëve do t’u ofrohet pa pagesë.

“Mijëra njerëz po vdesin, kjo është çmenduri. Ne kemi zgjidhjen për këtë problem dhe ende nuk e kemi bërë”, thotë Glen Tulliman, shef i kompanisë Allscripts që ka themeluar programin kompjuterik për përshkrim të barnave.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!