N.jë punonjës i policisë ka humbur jetën pasi ishte plagosur më parë gjatë të mërkurës në trazirat në Kongresit Amerikan, që u shkaktua nga disa mbështetës të presidentit amerikan, Donald Trump. Në ngjarjet gjatë bastisjes së Kongresit nga protestuesit mbështetës të Trump-it u plagosën mbi 50 policë, ku bëhet e ditur se ka humbur jetën edhe njëri prej policëve i cili ishte plagosur në kokë gjatë përleshjeve.
Teksa nuk janë ndarë ende informacionet lidhur me identitetin e policit që ka humbur jetën, vihet në dukje se është rritur në 5 numri i të vdekurve gjatë bastisjes së Kongresit Amerikan. Zyra e policisë së Kongresit u përball me kritika me arsyen për pamjaftueshmëri për të marrë nën kontroll ngjarjet.
Pas debateve lidhur me dobësinë e sigurisë, u njoftua se shefi i policisë së Kongresit, Steven Sund, do të japë dorëheqjen nga detyra e tij. Zëdhënësi i zyrës policore të Kongresit, Gus Papathanasiou, njoftoi se Sund do të largohet nga detyra e tij më 16 janar.
Pas tubimit para Shtëpisë së Bardhë, dhjetëra mijëra protestues mbështetës të presidentit Donald Trump marshuan drejt Kongresit Amerikan në momentet kur po mbahej seanca e miratimit të votimit të Këshillit Zgjedhor për zgjedhjet presidenciale.
Mes protestuesve dhe policisë u shënuan përplasje, ku dhe një pjesë e protestuesve hynë në ndërtesën e Kongresit pasi kapërcyen barrikadat. Në kongres u dërguan forcat e Gardës Kombëtare për të ndërhyrë ndaj ngjarjeve dhe Pentagoni njoftoi se ka mobilizuar Gardën Kombëtare në gjithë Washingtonin.
Pas marrjes nën kontroll të ngjarjeve në Kongres filloi sërish seanca e përbashkët ku u konfirmua se Joe Biden është fituesi i zgjedhjeve.