Tuesday, May 13, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniShkon në 35 numri i të infektuarëve nga Koronavirusi në Maqedoninë e...

Shkon në 35 numri i të infektuarëve nga Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë njofton se deri në ora 12:00 numri i pacientëve të infektuar me virusin korona  në vendin tonë ka shkuar në 35. Gjatë ditës së sotme pozitiv kanë rezultuar edhe katër persona nga Shkupi. Gjendja e të gjithë pacientëve është stabile,shkruan Alsat M, përcjell Struga Ekspres.

Ministria njofton se gjatë mbrëmjes në Aeroportin e Shkupit kanë arritur dy avionë nga Brukseli, udhëtarët e të cilëve janë testuar dhe pasi që të dalin rezultatet do të lëshohen në shtëpi për vetëizolim shtëpiak.

Epidemiologët kanë kontrolluar udhëtarët që janë akomoduar përkohësisht në shatorë ndërsa gjatë ditës do të transferohen në një strukturë të caktuar për izolim grupor në Demir Kapijë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments