Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeSliderShkëndija me Ibrahimin deklason TNS-në

Shkëndija me Ibrahimin deklason TNS-në

Shkëndija e ka deklasuar me rezultat dhe me lojë kampionin e Walesit duke e mundur me rezultat 5-0
Shkëndija nuk e ka pasur fare problem për ta deklasuar më rezultat të thellë skuadrën kampione të Walesit, duke e mposhtur atë më rezultat 5-0.

E tërë ndeshja ishte një spektakël i shqiptarit Besart Ibraimi, i cili ka shënuar 4 gola për Shkëndijën në këtë ndeshje.

Kjo ishte ndeshja e parë e Shkëndijës në Ligën e Kampionëve, ku në rrethin e parë ishte shortuar me skuadrën kampione të Walesit, The New Saints.

Seria e golave për Shkëndijen nisi në minutën e 14 Izair Emini.

Në pjesën e parë Shkëndija shënoi edhe njëherë pikërisht me njërin prej sulmuesve të saj më të mirë Besart Ibraimi që shënoi të katër golat e tjerë.

Ibraimi shënoi në pjesën e parë në minutën e 38, kurse het trikun e përfundoi në pjesën e dytë ku shënoi në minutat e 53’të, 60’të dhe në minutën e 66.

TNS tentuan që të shënojnë dhe të bëjnë diçka por Shkëndija e kishte totalisht në dorë ndeshjen.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Wales. /GazetaExpress/

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments