Për Elmirën komente të shumta shkruajtën fqinjtë, miqtë dhe bashkëqytetarët e saj, të cilët janë ende të tronditur pas tragjedisë që e mbështjelli Stolacin në të zeza. Shoqja e saj tregon se Elmira kishte magjistruar në Fakultetin e Shëndetësisë dhe se e kishte marrë titullin fizioterapiste.
Fqinjtë thonë se ajo u kthye në shtëpi nga qyteti pak para tërmetit që ndodhi të premten në orën 23:07. Ajo po ecte në korridor kur një shkëmb u shemb mbi të nga një kodër, duke thyer çatinë e shtëpisë, përcjell Gazeta Express.
E ëma e fqinjit të parë të Elmirës, Uso Cerkez, e cila erdhi në ndihmë, Ediba Cerkez, tha për Dnevni Avaz se “zhurma e gurëve që rrotulloheshin drejt shtëpive nuk do të harrohet kurrë”.
Fillimisht gjithçka filloi të lëkundet, gjithnjë e më fort, dhe më pas u dëgjua zhurma e gurëve që rrotulloheshin dhe rrëzonin pemë e gardhe.
“Ne ishim të parët që shkuam për të ndihmuar, por nuk mundëm ta bënim. Më vonë dëgjuam se ajo ndërroi jetë rrugës për në spital”, thotë ajo mes lotësh.
Qyteti i Stolacit është i banuar kryesisht nga të moshuar të cilët mbështeten nga fëmijët e zhvendosur në vend dhe në botë.
Ditë zie është shpallur dje nga kryetari i komunës së Stolacit, Stjepan Boshkoviq.
“Megjithëse ne shpresonim pas tërmetit se dëmi ishte vetëm material, fuqia shkatërruese e natyrës mori një jetë njerëzore”, tha Boshkoviq.