Shih me sy e plas me zemër. Muzika dikur dhe sot
Nga Avni Osmani
Në mbrëmje kur vij nga puna preferoj të degjoj ndonjë këngë të bukur shqipe me qëllim të relaksimit. Tashme shyqyr prej Zotit programe kemi me bollëk, teknologjia e ka bërë të veten, gjynah te qahemi. Teksa kërkoja ndonje melodi që do më pëlqente më rastiste ti ndërroj shpesh kanalet, ves ky që besdisi edhe vajzën time e cila ende nuk i ka shtatë vjet, më tha:,, babi po leje një program se mi merr sytë keshtu, ’’ në fakt kishte të drejtë,po unë vazhdoja ti ndërroj kanalet sepse në katër a pesë prej tyre nuk gjeta asnjë muzikë të mirë përveç lakuriqësi , andaj turpërohesha karshi familjarëve të mi sepse po dul Kallashi me prapanicën as burri as gruaja s’din ku ti fshehe sytë.
Dikur skishte as teknologji, as internet as smartphone madje edhe televizoret bardh e zi ishin të rallë . Tregojnë , se nga fshati Xhermë prej nga vij unë rrallë njerëz kishin televizor madje njëri prej tyre ishte edhe gjyshi im Osmani që posedonte tv, dhe aty vinin gati gjysma e fshatit për të ndjek ndonji lajm a muzikë edhe ato tek tuk në gjuhën shqipe krejt maqedonisht. Vetem Rt i Prsihtinës atëbotë mbulonte shpraztirën dhe terrin informativ.
Dikur këngëtarët bënin gara se kush do të këndojë më mirë, kemi rastin me Qamilin e Vogël , Nexhmije Pagarushën pastaj bilbilat e Mushtishtit, Ilir Shaqirin etj ,se kush do të thur tekst më të bindshëm, rruanin me xhelozi veshjet dhe vallet kombëtare, instrumentet burrimore folklorike si dhe luanin rol të rëndësishëm në aspëktin patriotik duke i kënduar qëndresës, mërgimit, heroizmit shqiptar, dashurisë, thjesht ishin ambasador kulture dhe urë afrimi mes njerëzve.
Sot mjerisht këngëtaret tona bëjnë gara se kush do të zhvishet më shumë , kush do ta fryje gjoksin, buzët dhe vithet sa më shumë, shpenzojnë para të majme për silikon, botox ,tatuazhe si dhe klipe që në përendim i quajnë hot duke bërë akrobacione dhe skena perverze të tipit të një prostitute që vallëzon me sinxhir dhe në hekur. Tashmë si anjëherë më parë organet gjenitale të disa,, këngëtareve ‘’ tona shihen ashiqare nga të gjithë , pa fije turpi dhe respekti , edhe pak do të vije dita kur këto organe do të na servohen edhe në pjatë. Tashmë trupi ekspozohet në forma të ndryshme, nuk zgjedhin mjet , vend , objekt ,plazh, detë, liqen etj vetëm e vetëm që të arrijnë deri tek paraja famëkeqe . Nuk kishin thënë kot të moçmit se paraja të nxjer edhe moralin të largon dinin dhe imanin.
Kam jetuar edhe në Itali , tashmë në Zvicër . Në këto vende këngën kur e dëgjon të kënaq teksti , kompozimi, interpretimi , kurse te ne , flas me përjashtime, nuk ka tekst, por ofkëllima seksi, muzikë e vjedhur , dhe me çdo kusht të imponohet trupi , thjesht te ne muzika nuk dëgjohet por shihet. Kësaj pune i thonë ,shih me sy e plas me zemër. Deri kurrë do të vazhdoje kjo , deri sa të mbushen me para injorantët të cilët shpërlajnë trurin , dhe infektojnë dhe njollosin rininë e cila çdo ditë e më shumë preferon të dëgjoje muzikë të huaj sepse kësaj tonës që moti i vjen era …