Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSHGM: Dhuna ndaj gazetarëve mbetet e pandëshkuar

SHGM: Dhuna ndaj gazetarëve mbetet e pandëshkuar

Shoqata e Gazetarëve konsideron se sulmet ndaj gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve vazhdojnë të mbeten të pandëshkuara dhe druan se kjo gjë mund të nxisë në përsëritjen e tyre në të ardhmen. Gjatë prezantimit të dy publikimeve, Kronikë për (pa)sigurinë e gazetarëve dhe Sulmet ndaj gazetarëve më 27 prill në Kuvend, kryetari i SHGM-së Mlladen Çadikovski, tha se tentojnë t’i rikujtojnë Qeverisë dhe Prokurorisë Themelore Publike se edhe tre vite pas hyrjes së dhunshme në kuvend nuk ka asnjë fajtor dhe nuk është nisur asnjë procedurë për gjetje dhe ndëshkim të sulmuesve.

Në pesë vitet e fundit kishte sulme fizike, verbale dhe thyerje te pajisjeve, shkatërrim të mjeteve të punës të gazetarëve. Shqetësues mbetet fakti se mbetet e lartë shkalla e pa ndëshkueshmërisë së sulmeve të tilla. Gazetaria është një ndër profesionet e rralla ku puna e mirë shpërblehet me dhunë kërcënime dhe etiketime, ndërsa dhunuesit shpëtojnë pa u ndëshkuar- Mlladen Çadikovski- kryetarë i SHGM-së.

Sipas avokatit Igor Markovski, duhet të bëhet ndryshim i Kodit Penal dhe të përcaktohet që vet institucionet të ngrenë procedurë për ndjekjen dhe ndëshkimin e kujtdo që shkel të drejtat e gazetarëve.

Vlerësoj se gazetarët dhe të gjithë punonjësit e mediave duhet të kenë disa privilegje, nëse jo aq sa parashikohet në Kodin Penal për personat zyrtarë, por të paktën të kenë disa privilegje të caktuara, të jenë të mbrojtur me ligj, shteti t’i mbrojë. Andaj, duhet të bëhen ndryshime në Kodin Penal dhe shteti të njohë nevojën e gazetarëve dhe të ekzistojë kapitull i veçantë në Kodin Penal për mbrojtjen e gazetarëve- tha Igor Markovski- avokat.

Në bazë të një studimi të bërë nga Platforma rajonale e Ballkanit Perëndimor për përfaqësim të mediave dhe mbrojtje të gazetarëve thuhet se nga viti 2014 e deri në vitin 2018 në Ballkanin Perëndimor rezultojnë gjithsej 468 sulme ndaj punëtorëve të medias, dhe ajo që është e përbashkët në të gjitha vendet është niveli i ultë i zbardhjes së këtyre incidenteve nga ana e autoriteteve, veçanërisht kur sulmuesit janë pjesëtarë të ministrive për punë të brendshme ose janë përfaqësues të pushtetit ekzekutiv ose partive politike.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!