Ministria e Punës dhe Politikës sociale ka njoftuar se në përputhje me ndryshimet e bëra në Ligjin për ndihmë sociale nga sot ka filluar pagesa për ndihmë për personat të cilat marrin ndihmë të garantuar minimale. Bëhet fjalë për 36 000 mijë amvisëri të cilët do të marrin vetëm njëherë nga 3000 denarë.
“Kjo masë është nga rishikimi i fundit i buxhetit, ku është parashikuar ndihmë njëherësh prej 3000 denarë për amvisëritë të cilët janë shfrytëzues aktiv të drejtës për ndihmë të garantuar minimale për muajt mars, prill dhe maj. Për këtë qëllim janë siguruar pothuajse 40 milionë euro nga ana e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut”, thonë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, përcjell SHENJA.