Thursday, April 10, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniSherr në Peshtan të Ohrit

Sherr në Peshtan të Ohrit

Tre pensionistë nga Shkupi mbi moshën 75 vjeçare janë përleshur në fshatin Peshtan në orën 04 të mëngjesit.

Tre banorë të Shkupit, të gjithë mbi 75 vjeç, kanë prishur rendin dhe qetësinë publike në orët e para të mëngjesit të djeshëm, kur po grindeshin me njëri tjetrin në afërsi të fshatit Peshtan të Ohrit, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Me datë 20 Qershor 2022 në ora 04.45 në Sektorin për Punë të Brendshme në Ohër është raportuar se në afërsi të vendbanimit Peshtan8 është prishur rendi dhe qetësia publike me një përleshje fizike ndërmjet S.D (75 vjeçar) dhe M.L.(77 vjeçar) në njërën anë dhe A.L (76 vjeçar) nga ana tjetër, të gjithë nga Shkupi”, thonë nga policia.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të treve do të ngrihet kallëzimi përkatës.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments