Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi ka njoftuar opinionin përmes një postimi në fejsbuk se është shëruar plotësisht nga virusi COVID-19, dhe se prej nesër do ti kthehet aktiviteteve!
Gjithashtu ka porositur qytetarët të kenë kujdes, të mbajnë maska dhe distancën.
Ja postimi i Ademit:
“Sfida me Covid-19 mbaroi, përfundimisht!
Pas dy testimeve të njëpasnjëshme ku rezultova negativ, prej nesër i kthehem aktiviteteve dhe shumë punëve që na presin.
Ju porosis të keni kujdes, të mbani maska dhe distancën.
Faleminderit nga zemra për kujdesin që keni treguar, me ju e kisha shumë më të lehtë!” – ka shkruar Arbër Ademi.