Monday, September 1, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniSherif Rrahmani shpërthen: Bujar, hiqe fotografinë e nënës sime - turp!

Sherif Rrahmani shpërthen: Bujar, hiqe fotografinë e nënës sime – turp!

Sherif Rrahmani shpërthen: Bujar, hiqe fotografinë e nënës sime – turp!

Sherif Rrahmani ka reaguar ashpër ndaj një postimi të Bujar Osmanit, duke e akuzuar atë për keqpërdorim dhe manipulim në kuadër të fushatës zgjedhore.

Ai ka bërë të ditur se personi i paraqitur në fotografinë e publikuar nga Osmani është nëna e tij, e cila është nga Likova dhe nuk ka asnjë lidhje me Çairin. Sipas Rrahmanit, ajo nuk e njeh Bujarin dhe është manipuluar nga persona që i kanë thënë se Osmani është pjesë e koalicionit VLEN.

“Me vjen keq që është manipuluar pa dijeni nga disa njerëz, dhe gjitha fjalët që i ka thënë, i ka thënë duke menduar se Bujari është nga VLEN-i. Përndryshe, unë jam dhe vazhdoj të jem kryetar i nëndegës së Alternativës në Likovë dhe mbështetës aktiv i koalicionit VLEN. Nana ime, familja ime dhe gjithë miqtë e mi janë përkrahës që më japin motiv të vazhdoj këtë rrugë tash e disa vite”, ka shkruar Rrahmani.

Ai e ka ftuar publikisht Bujar Osmanin të fshijë fotografinë dhe të ndalë, siç thotë ai, manipulimet dhe gënjeshtrat, duke shtuar se është për të ardhur keq që niveli i fushatës ka rënë në këtë pikë.

“Turp!”, ka përfunduar reagimin e tij Rrahmani.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments