Friday, May 9, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniSheqerinska: Nuk do përdoret gjuha shqipe në urdhërat dhe komandën e ARM-së

Sheqerinska: Nuk do përdoret gjuha shqipe në urdhërat dhe komandën e ARM-së


Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë, Radmilla Sheqerisnka ka theksuar se nuk do të ketë dygjuhësi në urdhërat dhe komandimin e ushtrisë.

Ajo ka thënë për 1TV se kjo nuk çështje nuk është diskutuar asnëherë për faktin se bëhet fjalë për ushtri.

Gjuha shqipe me hyrjen në fuqi të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, fiton një shtrirje më të gjerë në institucionet gjyqësore, procedurat hetimore, para-hetimore, ekzekutive, administrative, aktet noteriale, librin amëz dhe dokumentet personale.

Në bazë të ligjit në fjalë, të gjitha mbishkrimet e institucioneve në Maqedoni në nivel qendror dhe atë lokal, duhet të shënohen në dy gjuhë, përkatësisht atë maqedonase dhe gjuhën që e flasin së paku 20 për qind e popullatës.

Sipas Ligjit për përdorimin e gjuhëve, në mbledhjet e Qeverisë gjuhë zyrtare përskaj maqedonishtes do të jetë edhe gjuha të cilën e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve të Maqedonisë.

Njëherësh, të gjitha vendimet e mbledhjeve të Qeverisë, stenogramet dhe aktet tjera do të duhet të publikohen në dy gjuhë. (INA)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments