Shënohet viktima e parë nga i ftohti në Shqipëri

0
18

Moti i keq dhe temperaturat e ulëta kanë shënuar viktimën e parë në Shqipëri.

Në fshatin Ravonik të Korçës është gjetur një person i pajetë në rrugë.

Viktima mendohet se ka humbur jetën si pasojë e të ftohtit. bBhet fjalë për 55-vjeçarin me iniciale J.P.

Sipas policisë, 55-vjeçari ka qenë duke lëvizur me biçikletë në rrugën e fshatit.

Trupi i viktimës është dërguar në morg për të bërë ekspertizën mjeko-ligjore.

Prej disa ditësh, Shqipëria është goditur nga moti i keq dhe reshjet e dëborës si pasojë e masave ajrore polare.