Shefi i grupit “Qoseto” dërgohet në Idrizovë: Frikë nga përballja me Grupin e Kumanovës

0
15
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Lideri i organizatës “Qoseto”, Goran Angelov që u arrestua dhe po vuan burg për ngjarjet e 27 prillit nga burgu i Shutkës është transferuar në burgun e Idrizovës. Ai këtë e ka alarmuar përmes portaleve maqedonase, duke shkruar se ndaj tij po përgatitet kurth duke e dërguar aty ku janë pjesëtarët e Grupit të Kumanovës. “Dikush po më përgatit kurth më transferuan në burgun ku janë Grupi Kumanovës, sic i quan ai terroristë”, ka shkruar Angelov.
Ai është dënuar me 12 vite burg për ngjarjen e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut bashkë me grupin tjetër që ushtruan dhunë.(INA)