Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaSHBA për vitin 2019 do të lëshoj 30 mijë viza pune

SHBA për vitin 2019 do të lëshoj 30 mijë viza pune

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump, ka njoftuar se do të lëshoj 30 mijë viza për punë sezonale gjatë vitit 2019.

Sipas një njoftimi nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare dhe Departamenti i Punës, këto viza do të lejojnë që punëdhënësit të punësojnë punëtorë të huaj për punë të përkohshme, do të jenë në dispozicion vetëm për punëtorët që tashmë kanë marrë statusin H-2B në tre vitet e fundit.

Në muajin mars 2019, një grup senatorësh kërkuan rritjen e numrit të vizave në 66 mijë. Kërkesa për punëtorët sezonalë ishte shumë e madhe, ku këtë vit faqja e Departamentit të Punës pothuajse doli nga funksioni.

Gjithashtu, komuniteti i biznesit ka avokuar për viza të tjera sezonale. Megjithatë, avokatët e një politike të ngushtë të imigracionit kanë thënë se këto viza ulin pagat dhe i pengojnë punëtorët amerikanë të gjejnë vende pune.

Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Sigurisë së Atdheut, Kevin McAleenan, tha se ligjvënësit duhet të vendosin nivelin e caktuar të vizave, kështu që ekzekutivi nuk duhet të marrë për çdo vit vendime.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments